The Geopost

yesterday

Kosovo, Serbia

NATO lëviz në Baltik – deri në 60 mijë trupa pranë kufirit me Rusinë

Aleanca po ndërton urgjentisht një strukturë të veçantë komanduese për Letoninë dhe Estoninë, të bazuar në modelin e korpusit gjermano-holandez. Në rast lufte, deri në 60 mijë trupa mund të dislokohen brenda disa orësh – pa nevojë për miratime të gjata politike apo vonesa burokratike. Nuk bëhet fjalë për dërgim të menjëhershëm të trupave, por për plane dhe ristrukturim komandues të NATO-s në Baltik, shkruan reuters. Koha është kritike në rajonin e Baltikut – “Suwałki Gap” është një korridor i ngushtë, i shtrënguar mes Kaliningradit nga njëra anë dhe rajonit rus të Pskovit nga ana tjetër. Në një krizë reale, çdo orë do të kishte rëndësi. Sipas “The Wall Street Journal”, zyrtarë evropianë dhe agjenci të inteligjencës po shqyrtojnë seriozisht një skenar sipas të cilit presidenti rus, Vladimir Putin mund të përshkallëzojë qëllimisht tensionet ndaj shteteve baltike, për të justifikuar një valë të re mobilizimi brenda Rusisë. Letonia tashmë po përgatitet. Në javët e ardhshme, përgjatë kufirit me Rusinë do të vendosen njësi të lëvizshme kufitare të pajisura me dronë përgjues dhe kulla të automatizuara mbrojtëse. Shtetet baltike po shndërrohen me shpejtësi në një nga pikat më të rrezikshme të Evropës. The post NATO lëviz në Baltik – deri në 60 mijë trupa pranë kufirit me Rusinë appeared first on The Geopost.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

10204 vesti

RIA Novosti

ria.ru

7206 vesti

The Independent

independent.co.uk

4783 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

4182 vesti

Kurir

kurir.rs

3968 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3885 vesti

Indian Express

indianexpress.com

3032 vesti

24 Chsasa

24chasa.bg

2894 vesti

20  minutos

20minutos.es

2659 vesti

 Diario El Comercio

elcomercio.pe

2579 vesti