The Geopost

yesterday

Kosovo, Serbia

Dodik në Moskë: Republika Srpska si ‘fortesë ruse’ në Ballkan

Në një kohë kur bota demokratike po distancohet qartë nga regjimi i Kremlinit, lideri i SNSD-së Milorad Dodik dhe ministrja Zheljka Budimir e shfrytëzuan sërish vizitën në Moskë për ta pozicionuar Republikën Srpska si një fortesë ruse në Ballkan. Delegacioni nga Banja Luka, në të ashtuquajturin “Forum Ndërkombëtar për Siguri” në Moskë, demonstroi edhe një herë dezorientimin e plotë në politikën e jashtme. Dodik u takua atje me Sergej Shoigun, sekretarin aktual të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, nga i cili mori edhe një tjetër premtim protokollar për “mbështetje gjithëpërfshirëse politike”. Shoigu e shfrytëzoi rastin për ta falënderuar Dodikun që më 9 maj mori pjesë në paradën ushtarake në Moskë, me çka lideri i SNSD-së konfirmoi edhe një herë rolin e njërit prej zyrtarëve të rrallë evropianë që pranojnë të jenë pionë në teatrin propagandistik të Kremlinit.                       Dodik deklaroi para publikut në Moskë se populli serb “orientohet drejt popullit vëllazëror rus”, duke pretenduar se Rusia kinse zhvillon “një politikë të qëndrueshme dhe të drejtë që u lë hapësirë shteteve të vogla”. Ndërsa Dodik pretendon se populli serb “zgjedh anën”, politika e tij aktuale po zgjedh anën që është e izoluar nga i gjithë kontinenti evropian, të cilit Republika Srpska i përket gjeografikisht dhe ekonomikisht. /The Geopost/ The post Dodik në Moskë: Republika Srpska si ‘fortesë ruse’ në Ballkan appeared first on The Geopost.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

10204 vesti

RIA Novosti

ria.ru

7206 vesti

The Independent

independent.co.uk

4783 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

4182 vesti

Kurir

kurir.rs

3968 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3885 vesti

Indian Express

indianexpress.com

3032 vesti

24 Chsasa

24chasa.bg

2894 vesti

20  minutos

20minutos.es

2659 vesti

 Diario El Comercio

elcomercio.pe

2579 vesti