The Geopost

16h

Kosovo, Serbia

Shqipëria: Porto Romano dhe Korridori VIII, projekte kyç për mobilitetin e NATO-s

Shqipëria po bën investime të rëndësishme në infrastrukturën strategjike në forcimin e lëvizshmërisë së NATO-s, ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë operacionale. Kështu tha ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, gjatë takimit që zhvilloi të premten në Monsa të Belgjikës me komandantin suprem të Forcave Aleate në Evropë, Gjeneral Alexus G. Grynkewich. “U diskutua për Bazën Detare të Porto Romanos dhe mobilitetin përgjatë Korridorit VIII. Ministri Nufi u shpreh se këto janë disa prej projekteve madhore, për të cilat Shqipëria po bën investime të rëndësishme në infrastrukturën strategjike në forcimin e lëvizshmërisë së NATO-s”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Ministri Nufi shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të rritur kontributin në të gjitha operacionet e NATO-s në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas njoftimit, në takim u vu në pah se rajoni mbetet i ekspozuar ndaj ndikimeve keqdashëse, si dhe ndaj sulmeve hibride dhe kibernetike, çka kërkon vëmendje dhe koordinim të vazhdueshëm mes aleatëve. NATO është e pranishme në rajon përmes misionit paqeruajtës KFOR në Kosovë dhe bashkëpunon ngushtë me Eufor Althea në Bosnje dhe Hercegovinë. Pak kohë më parë, Ambasada amerikane në Tiranë gjatë vizitës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, theksoi se u diskutuan “aftësinë e Shqipërisë për t’u bërë një nyje logjistike e NATO-s në rajon”. Qeveria shqiptare ka thënë se objektivi madhor i saj në fushën e mbrojtjes është që vendi të kthehet në një qendër rajonale të industrisë së mbrojtjes. Në përmbushje të këtij qëllimi, Shqipëria do ta rihapë Shkollën e saj të Aviacionit në Vlorë, gati dy dekada pasi ishte mbyllur. Gjithashtu ka nënshkruar marrëveshje me Italinë për prodhimin e anijeve luftarake në bazën detare të Pashalimanit në Vlorë si dhe do të fillojë prodhimin e dronëve luftarakë. Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë – shtet anëtar i NATO-s – ka theksuar gjithashtu se po punohet për përmirësimin e sistemeve të radarëve dhe forcimin e mbrojtjes kundërajrore./REL The post Shqipëria: Porto Romano dhe Korridori VIII, projekte kyç për mobilitetin e NATO-s appeared first on The Geopost.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

10204 vesti

RIA Novosti

ria.ru

7206 vesti

The Independent

independent.co.uk

4783 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

4182 vesti

Kurir

kurir.rs

3968 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3885 vesti

Indian Express

indianexpress.com

3032 vesti

24 Chsasa

24chasa.bg

2894 vesti

20  minutos

20minutos.es

2659 vesti

 Diario El Comercio

elcomercio.pe

2579 vesti