X - Media

13h

Web, Albania

Sot finalja e FIP Platinum Albania në Sheshin Skënderbej,, Rama fton qytetarët të ndjekin spektaklin e padelit

Sot finalja e FIP Platinum Albania në Sheshin Skënderbej,, Rama fton qytetarët të ndjekin spektaklin e padelit
Në sheshin “Skënderbej” zhvillohet sot (30 maj) finalja e FIP Platinum Albania, turneu ndërkombëtar i padelit që prej datës 26 maj ka sjellë në zemër të kryeqytetit shqiptar disa prej emrave më të njohur të këtij sporti në arenën ndërkombëtare. Në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama ka publikuar disa fotografi nga atmosfera e krijuar në shesh, gjatë këtyre ditëve teksa ka ftuar qytetarët të ndjekin nga afër finalen e madhe. “Mirëmëngjes, dhe me ftesën që pas finales së madhe të UEFA Champions League-s të shijoni finalen e turneut ndërkombëtar të padelit, FIP Platinum Albania sonte në Sheshin Skënderbej, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama. Turneu ka shndërruar për disa ditë sheshin qendror të Tiranës në një arenë moderne sportive, duke tërhequr vëmendjen e sportdashësve vendas dhe të huaj ndërsa hyrja është falas për të gjithë. FIP Platinum është niveli më i lartë i CUPRA FIP Tour, qarkut global të Federatës Ndërkombëtare të Padelit (FIP). Këto turne janë ndër ndalesat më prestigjioze të sezonit, duke ofruar një fond çmimesh prej 120,000–150,000 € dhe 300 pikë renditjeje për fituesit. The post Sot finalja e FIP Platinum Albania në Sheshin Skënderbej,, Rama fton qytetarët të ndjekin spektaklin e padelit appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

10153 vesti

RIA Novosti

ria.ru

7154 vesti

The Independent

independent.co.uk

4755 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

4170 vesti

Kurir

kurir.rs

3920 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3845 vesti

Indian Express

indianexpress.com

3030 vesti

24 Chsasa

24chasa.bg

2886 vesti

20  minutos

20minutos.es

2636 vesti

 Diario El Comercio

elcomercio.pe

2557 vesti