Finalja e Championsit sonte në orën 18.00/Europa mban frymën, PSG mbron fronin, Arsenali kërkon historinë në finalen e çmendur
Në Budapest çdo gjë është gati për finalen e Champions League. Paris SG synon të mbrojë fronin e kampiones së Evropës, ndërsa Arsenali të fitojë për herë të parë trofeun me ‘veshë të mëdhenj’. Anglezët kanë mungesa dhe dyshime për finalen, ndërsa francezët vijnë me ekip të plotë.
Europa është gati të mbajë frymën sonte, për herë të fundit këtë sezon, kur në orën 18:00 në Hungari do të luhet finalja e trofeut më prestigjoz për klube. Në Puskas Arena të Budapestit, me kapacitet rreth 67 mijë tifozë, do të përballen Paris SG kampion në fuqi i Champions League dhe Arsenalit që synon ta fitojë për herë të parë trofeun me veshë të mëdhenj
Të dy skuadrat vijnë në këtë finale si kampionet respektive të ligave të tyre, por francezët konsiderohen me pak diferencë si favoritë për të fituar Champions-in. Ekipi i Luis Enrique-s rikuperoi në kohë Ashraf Hakimin dhe Dembele, të cilët janë element kyç të formacionit. Ndërkohë Arsenal që i dha fund krizës 22-vjeçare pa titullin e Premier League do të ketë të sigurta mungesat e Mikel Merinos dhe Ben Ëhite, ndërsa Timber dhe Madueke mbeten në dyshim.Për të ndjekur finalen e Champions League në Budapest kanë udhëtuar rreth 20 mijë tifozë të Arsenalit, ndërsa për të dy klubet UEFA ka përcaktuar nga 17 mijë bileta për secilin klub.
Në të kaluarën Paris SG dhe Arsenal janë përplasur 5 herë në Champions League, me francezët që kanë 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje. Golavarazhi megjithatë është 6 me 6, por këtë sezon Paris SG ka shënuar pothuajse dyfishin e golave në Ligën e Kampionëve. Francezët kanë gjetur 44 herë rrugën e rrjetës kundrejt 29 të Arsenalit. Londinezët kanë edhe ndienjën e hakmarrjes pasi sezonin e kaluar u eliminuan në gjysmëfinalet e Champions League nga Paris SG.Nëse francezët ia dalin do të bëhen skuadra e parë pas Real Madrid që arrin të mbrojë titullin kampion që pas emërimit ‘Champions League’. Ky është sezoni i 34 që pas emërimit në këtë mënyrë, ndërsa në total është sezoni i 71 në histori i këtij kompeticioni magjik dhe madhështor.
The post Finalja e Championsit sonte në orën 18.00/Europa mban frymën, PSG mbron fronin, Arsenali kërkon historinë në finalen e çmendur appeared first on X-Media.
5/30/2026 1:02:31 AM