VIDEO/Monza rikthehet në Serinë A falë rregullit të veçantë
Monza është skuadra e tretë që siguron ngjitjen në Serinë A, një sukses mes drithërimash në “U-Power Stadium”. Pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë në fushën e Katanzaros, skuadra e drejtuar nga Bianco vuajti jashtëzakonisht shumë në takimin e kthimit. Katanzaro fitoi 0-2 falë golave të Fellipe Xhek dhe Frosinini. Megjithatë, ky sukses nuk mjaftoi për skuadrën mike, pasi Monza e kishte mbyllur sezonin e rregullt në vendin e tretë dhe për këtë arsye siguroi ngjitjen. Merita të mëdha për Katanzaron, që zhvilloi një paraqitje të nivelit shumë të lartë dhe i shkaktoi shumë vështirësi Monzës për më shumë se 90 minuta
The post VIDEO/Monza rikthehet në Serinë A falë rregullit të veçantë appeared first on X-Media.
5/30/2026 12:51:03 AM