X - Media

11h

Web, Albania

E BUJSHME! Gati lamtumira nga Arabia Saudite, Mario Mitaj merr ofertë e parefuzueshme nga Seria A

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, po bëhet gati të kthehet përsëri gjatë kësaj vere në futbollin e rëndësishëm europian, duke i dhënë lamtumirën Arabisë Saudite. Kjo bëhet e ditur nga vetë mediat saudite, të cilat tregojnë se klubi i Al Itihad dhe lojtari kanë marrë një ofertë të rëndësishme nga një klub italian. Burimet bëjnë të ditur se në zyrat e klubit ka ardhur një ofertë konkrete nga Italia, me “dyfishin e vlerës se kartonit” që do të derdhej ne arkat e Al Itihad. Duke pasur parasysh se në këtë klub ka nisur riformatimi i plotë, parashikohet që gjithçka të mbyllet pozitivisht dhe Mitaj të transferohet në Serinë A gjatë kësaj vere. Tani mbetet të mësohet se cili është klubi që do të bëjë këtë investim për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, i cili ka spikatur në këto vite me fanellën kuqezi duke qenë një titullar fiks në krahun e majtë të prapavijës. Futbollisti 22-vjeçar ka luajtur me parë me AEK të Athinës dhe Lokomotiv Moskë, para se të transferohej në kampionatin saudit në radhët e Al Itihad. The post E BUJSHME! Gati lamtumira nga Arabia Saudite, Mario Mitaj merr ofertë e parefuzueshme nga Seria A appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

10153 vesti

RIA Novosti

ria.ru

7154 vesti

The Independent

independent.co.uk

4745 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

4144 vesti

Kurir

kurir.rs

3903 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3829 vesti

Indian Express

indianexpress.com

3028 vesti

24 Chsasa

24chasa.bg

2881 vesti

20  minutos

20minutos.es

2629 vesti

 Diario El Comercio

elcomercio.pe

2557 vesti