X - Media

9h

Web, Albania

Kuvendi Kombëtar i PD/ Prezantohet avatari i Skënderbeut: Ndryshe nga avatari i Ramës, Diella, që ka kushtuar milion euro, unë kam kushtuar vetëm 100 euro

Partia Demokratike i nisi punimet e Kuvendit Kombëtar  duke prezantuar një avatar të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të krijuar me Inteligjencë Artificiale. Përmes “fjalës” së heroit kombëtar, PD ironizoi qeverinë e kryeministrit Rama duke theksuar se ka kushtuar vetëm 100 euro, jo si ministrja virtuale që sipas selisë blu, ka kushtuar 4 milionë euro.  “Unë jam Skënderbeu. Jo Skënderbeu i Elisës, para se Elisa të inatosej me Skënderbeun e saj, As Skënderbeu i kullës së Edit në mes të Tiranës. Jam Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, europeisti i parë i këtyre trojeve. Në fakt, jam një avatar i krijuar nga Departamenti AI i Partisë Demokratike. Ndryshe nga avatari i Ramës, Diella, që ka kushtuar milion euro, unë kam kushtuar vetëm 100 euro. Edi Rama po i kushton shumë Shqipërisë: që nga pushtimi otoman askush nuk i ka kushtuar më shumë këtij vendi të bekuar. Në fund, më lejoni që t’i uroj punë të mbarë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Le të jetë kjo besëlidhje, jo vetëm e Ripërtëritjes, por edhe e Anti-Vjedhjes!” The post Kuvendi Kombëtar i PD/ Prezantohet avatari i Skënderbeut: Ndryshe nga avatari i Ramës, Diella, që ka kushtuar milion euro, unë kam kushtuar vetëm 100 euro appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

10153 vesti

RIA Novosti

ria.ru

7154 vesti

The Independent

independent.co.uk

4745 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

4144 vesti

Kurir

kurir.rs

3903 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3829 vesti

Indian Express

indianexpress.com

3028 vesti

24 Chsasa

24chasa.bg

2881 vesti

20  minutos

20minutos.es

2629 vesti

 Diario El Comercio

elcomercio.pe

2557 vesti