Kryeministri i Kroacisë përshëndet kuvendin e PD: Suksese mikut tim Berisha! Ndajmë orientimin pro-europian
Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç ka përdshëndetur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Përmes një videomesahzi nga Zagrebi, Plenkoviç tha se ndan të njëjtin orientim të qëndrueshëm pro-europian dhe shprehu mbështetjen e partisë së tij për kuvendin e demokratëve.
“U uroj të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë një kuvend sa më të suksesshëm.
Isha shumë i kënaqur që prita zotin Sali Berisha, mikun tim prej shumë vitesh, në Kroaci gjatë Forumit të IDU-së këtu në Zagreb, disa javë më parë.
Patëm një bisedë të gjerë mbi aktivitetet dhe reformimin e partisë.
Ne ndajmë të njëjtin orientim të qëndrueshëm pro-europian dhe dëshiroj t’ju jap mbështetjen e fortë të Bashkimit Demokratik Kroat për një kuvend të suksesshëm të partisë dhe për suksese të mëtejshme elektorale.
Të gjitha të mirat nga Zagrebi”, u shpreh kryeministri kroat.
https://xmedia.al/wp-content/uploads/2026/05/Andrej-Plenkovic.mp4
The post Kryeministri i Kroacisë përshëndet kuvendin e PD: Suksese mikut tim Berisha! Ndajmë orientimin pro-europian appeared first on X-Media.
5/30/2026 4:30:25 AM