X - Media

7h

Web, Albania

Hyn në fuqi Statuti i ri i PD, miratohen ndryshimet! Gaz Bardhi: Garanton funksionimin dhe standardet e partisë

Kuvendi i Partisë Demokratike ka votuar sot në parim, nen për nen dhe në tërësi ndryshimet në statutin e partisë. Në statut mbetet i pandryshuar “neni Basha” çka do të thotë se kryetari i partisë duhet të japë dorëheqjen në rast të humbjeje zgjedhore. Në statut është shtuar tashmë një komision që do të seleksionojë kandidaturat për deputet ose kryetar bashkie, dhe do të bëjë një filtër të emrave të cilat më pas do të futen në primare. “Në tërësi, grupi i punës vlerësoi se statuti i punës garanton funksionimin demokratik, respekton standardet e partisë me ato simotra të Evropës, se pushteti në PD i përket anëtarëve të saj dhe jo strukturave. Ky parim duhet ruajtur, duke e bërë PD të vetmen forcë ku anëtari nuk është periferik dhe vullneti i tij përcakton shumëçka. Është propozuar që diaspora të ketë përfaqësim të dedikuar deri në 15% në të gjitha organet drejtuese, përfshirë Kuvendin, Këshillin e Kuvendit dhe 15% në listat e kandidatëve. Është fuqizuar roli i grave dhe vajzave në PD. Forca e parë politike që rrit kuotën e përfaqësimit të grave. Është përmirësuar organizimi bazë i partisë. Është forcuar raporti mes degëve të partisë dhe të zgjedhurve vendorë.”-tha ndër të tjera Bardhi. Risitë dhe ndryshimet kryesore në Statut: 1. Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj.15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë përfaqësues nga Diaspora. 2. Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti, duke e rritur përfaqësimin e tyre nga 30 % në 40%. 3. Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara realizimit të procesit të primareve. 4. Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve. 5. Forcimi i raporteve mes Degëve të Partisë dhe të zgjedhurve vendor (këshilltarëve bashkiak). 6. Njohja e një statusi të barabratë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të PDSH. 7. Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të Partisë. 8. Saktësimi i rregullave të shkarkimit të kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci të qëndrimit në detyrë. The post Hyn në fuqi Statuti i ri i PD, miratohen ndryshimet! Gaz Bardhi: Garanton funksionimin dhe standardet e partisë appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

10153 vesti

RIA Novosti

ria.ru

7154 vesti

The Independent

independent.co.uk

4745 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

4144 vesti

Kurir

kurir.rs

3903 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3829 vesti

Indian Express

indianexpress.com

3028 vesti

24 Chsasa

24chasa.bg

2881 vesti

20  minutos

20minutos.es

2629 vesti

 Diario El Comercio

elcomercio.pe

2557 vesti