The Geopost

7/13/2026

Kosovo, Serbia

Vdekja e Cvetkoviqit, rikthehet rasti i Milan Vukashinoviqit: Tetë muaj i plagosur dhe në paraburgim

Vdekja e gazetarit serb Stefan Cvetkoviq, i njohur për hetimet e tij mbi vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, si dhe për pretendimet se nuk kishte marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor gjatë paraburgimit, ka rikthyer në vëmendje rastin e Milan Vukashinoviqit nga Leposaviqi, i cili prej tetë muajsh ndodhet në paraburgim në Serbi në gjendje të rëndë shëndetësore. Vukashinoviqi u plagos më 1 nëntor 2025 në fshatin Jellashcë të Leposaviqit, në rrethana që ende nuk janë sqaruar zyrtarisht. Sipas familjes së tij, ai u rrëmbye nga persona të maskuar dhe të uniformuar, të cilët dyshohet se ishin pjesëtarë të Xhandarmërisë serbe, dhe më pas u dërgua në Serbi pa dijeninë e familjarëve. Sipas raportimit të mediumit serb Nova.rs, motra e tij, Ivana Vukashinoviq, ka deklaruar se familja nuk pret zbardhjen e rastit derisa të ndryshojë pushteti në Serbi. Ajo akuzon institucionet serbe se nuk kanë zhvilluar hetime efektive për plagosjen e vëllait të saj dhe se ai nuk ka marrë trajtimin e duhur mjekësor gjatë kohës që ndodhet në paraburgim. Sipas familjes, Vukashinoviqi është i paralizuar dhe një plumb vazhdon të ndodhet në shtyllën e tij kurrizore. Sipas dëshmisë së vetë Vukashinoviqit, ai ishte nisur për një takim në zonën e Leposaviqit kur automjeti i tij hasi në një pengesë të vendosur në rrugë. Më pas, persona të armatosur hapën zjarr ndaj tij. Edhe pse i plagosur disa herë nga pas, ai arriti të dilte nga automjeti. Avokati i tij, Ivan Niniq, ka deklaruar se pas sulmit klienti i tij u mor nga persona të panjohur dhe u transportua në Serbinë qendrore, ndërsa familja pretendon se nuk ishte njoftuar për vendndodhjen e tij. Në një reagim të publikuar më herët në platformën X, avokati Niniq njoftoi se kishte dorëzuar kallëzim penal në emër të nënës së Vukashinoviqit në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje. “Meqenëse për pesë ditë askush nuk dha asnjë njoftim zyrtar lidhur me sulmin me armë ndaj Milan Vukashinoviqit, kam dorëzuar kallëzim penal për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë kundër personave të panjohur – pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë, policisë ose grupit të Milan R.”, kishte shkruar ai. Deri më tani, autoritetet serbe nuk kanë bërë publik ndonjë rezultat të hetimeve për plagosjen e Vukashinoviqit dhe nuk kanë identifikuar autorët e sulmit. Familja vazhdon të kërkojë zbardhjen e plotë të rastit dhe trajtim të përshtatshëm mjekësor për të. The post Vdekja e Cvetkoviqit, rikthehet rasti i Milan Vukashinoviqit: Tetë muaj i plagosur dhe në paraburgim appeared first on The Geopost.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

7793 vesti

RIA Novosti

ria.ru

5441 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

5362 vesti

The Independent

independent.co.uk

3495 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

2939 vesti

Kurir

kurir.rs

2574 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

2537 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

2530 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

2055 vesti

Politika

politika.rs

2025 vesti