Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi
Operatorët ukrainas të dronëve kanë goditur 17 nga 20 tankerët e ashtuquajturës flotë “hije” të Rusisë në Detin e Azovit gjatë natës mes 14 dhe 15 korrikut, sipas ushtrisë ukrainase.
Lajmi është bërë i ditur nga komandanti i njësive të sistemeve pa pilot të Ukrainës, Robert “Magyar” Brovdi, i cili tha se sulmi u krye me dronë dhe u publikuan pamje që, sipas autoriteteve ukrainase, tregojnë momentin e goditjes së tankerëve rusë.
Sipas Kievit, anijet e goditura përdoren për mbështetje logjistike të forcave ruse të angazhuara në luftën në Ukrainë.
Nuk është hera e parë që Ukraina shënjestron tankerët rusë në Detin e Azovit.
Gjatë muajve të fundit, forcat ukrainase kanë intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës ushtarake dhe energjetike të Rusisë, duke përdorur dronë me rreze të gjatë veprimi.
Ndër objektivat e sulmeve kanë qenë edhe rafineritë e naftës thellë brenda territorit rus, të cilat, sipas autoriteteve ukrainase, janë dëmtuar, duke detyruar ndërprerjen e përkohshme të prodhimit në disa prej tyre.
USF Operation “MoLoCHKa” in action: 116:0 in nine days.
We will stand.
Moscow will fall.
Crimea will be fed back up and rebuilt.
Follow the Unmanned Systems Forces’ results live:
Online dashboard “PIDRAKHUIKA”https://t.co/nOV6cIalfS
MAGYAR
14.07.26 pic.twitter.com/EOnI8bzfUa
— 414 Magyar’s Birds (@414magyarbirds) July 14, 2026
The post Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi appeared first on The Geopost.
7/15/2026 3:28:17 AM