Kapet në Vlorë një gof gjigant 27 kg, peshkatarit me shtizë iu deshën 30 minuta ta nxirrte
Një peshk gof me peshë rreth 27 kilogramë është kapur paraditen e sotme në ujërat e Vlorës nga peshkatari me shtizë Armando File. 50-vjeçari ishte zhytur në zonën e njohur si Spitaliera, pranë Radhimës, në afërsi të anijes italiane të mbytur, kur hasi një tufë peshqish Gof. Sipas tij, ai arriti ta godasë njërin prej tyre në pjesën e kokës me shtizë, por iu deshën mbi 30 minuta për ta nxjerrë në sipërfaqe për shkak të përmasave të mëdha.
Pas nxjerrjes nga deti, peshku u transportua në qendrën e peshkimit në Radhimë. Kjo nuk është hera e parë që Armando Fili bëhet i njohur për kapjen e një peshku të përmasave të mëdha. Pak kohë më parë ai tërhoqi vëmendjen pasi kapi një tjetër gof gjigant në zonën e Lungomares, pamje që u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.
https://xmedia.al/wp-content/uploads/2026/07/WhatsApp-Video-2026-07-15-at-13.26.25.mp4
The post Kapet në Vlorë një gof gjigant 27 kg, peshkatarit me shtizë iu deshën 30 minuta ta nxirrte appeared first on X-Media.
7/15/2026 5:00:42 AM