X - Media

11h

Web, Albania

E pabesueshme! ‘Profeti’ Pedri parashikoi finalen që para 13 muajsh

Humbja në finalen e Nations League ndaj Portugalisë ishte një goditje e rëndë për Spanjën. Pas triumfit ndaj Francës në gjysmëfinale, “La Roja” besonte se do të fitonte një tjetër trofe, por ëndrra u shua në finale. Megjithatë, menjëherë pas ndeshjes, Pedri dha një sinjal, që sot po bën xhiron e botës. Mesfushori publikoi një foto me Nico Williams dhe Lamine Yamal, të shoqëruar vetëm me numrat 19 07 2026. Ishte data e finales së Kupës së Botës, që do të luhet këtë të diel në New York. Mesazhi i nënkuptuar  ishte i qartë: “Do të jemi në atë finale”. 13 muaj e gjysmë më vonë, parashikimi i Pedrit është bërë realitet. Pas një rrugëtimi të gjatë dhe plot sfida, Spanja ka siguruar vendin në finalen e Botërorit. Mesfushori kanarian kishte besim të plotë te grupi, pothuajse i njëjtë me atë të “Nations League”, duke besuar se besnikëria ndaj stilit të lojës do ta çonte skuadrën drejt suksesit. Pavarësisht nëse ka luajtur si titullar apo ka ardhur nga stoli në dy ndeshjet e fundit, Pedri synon të festojë me shokët titullin e kampionit të botës. Tani i mbetet vetëm një hap; ta fitojë finalen dhe t’i shtojë fanellës së Spanjës yllin e dytë. The post E pabesueshme! ‘Profeti’ Pedri parashikoi finalen që para 13 muajsh appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

7836 vesti

RIA Novosti

ria.ru

5543 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

5439 vesti

The Independent

independent.co.uk

3589 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

2975 vesti

Kurir

kurir.rs

2690 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

2630 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

2591 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2208 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

2143 vesti