X - Media

11h

Web, Albania

20 mijë emigrantë përfituan njohjen e sigurimeve, marrëveshje edhe me Slloveninë

Rreth 20 mijë shqiptarë kanë përfituar deri tani nga marrëveshjet dypalëshe për sigurimet shoqërore, përmes njohjes së viteve të punës dhe kontributeve të paguara jashtë vendit. Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar edhe projektvendimi për miratimin në parim të marrëveshjes së sigurimeve shoqërore me Slloveninë, duke e çuar në 17 numrin e marrëveshjeve të nënshkruara. Prej tyre, 11 janë me vende të Bashkimit Evropian, ndërsa në këtë listë pritet të shtohet edhe Sllovenia. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë se marrëveshjet synojnë të garantojnë të drejtat e qytetarëve që kanë punuar në Shqipëri dhe në vendet e BE-së, duke u njohur periudhat e kontributeve për përfitimin e pensioneve dhe të drejtave të tjera sociale. Sipas saj, njohja e viteve të punës jashtë vendit ka qenë një çështje e mbartur ndër vite, ndërsa vitin e kaluar u finalizua edhe marrëveshja me Italinë për njohjen e kontributeve shoqërore. “Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit miratoi projektvendimin për miratimin në parim të marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Poloninë. Me këtë marrëveshje, numri i marrëveshjeve të nënshkruara për njohjen e kontributeve të punës shkon në 17, ndërsa 11 prej tyre janë me vende të Bashkimit Europian, përfshirë edhe marrëveshjen që pritet të nënshkruhet me Slloveninë. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se marrëveshjet synojnë të mbrojnë të drejtat e qytetarëve që kanë punuar në Shqipëri dhe në vendet e BE-së, duke u mundësuar njohjen e viteve të kontributeve shoqërore. Sipas Ibrahimajt, ky ka qenë një problem i mbartur ndër vite, ndërsa vitin e kaluar u nënshkrua edhe marrëveshja me Italinë për njohjen e kontributeve të punës. Nga marrëveshjet e nënshkruara deri më tani kanë përfituar rreth 20 mijë shqiptarë, të cilëve u janë njohur vitet e punës dhe kontributet shoqërore. Aktualisht, në proces janë edhe katër marrëveshje të tjera”. Malaj: Ndryshimet në ligjet financiare Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se në mbledhjen e sotme u miratuan ndryshime në tre ligje të rëndësishme të sistemit financiar: ligjin “Për sistemin e pagesave”, ligjin “Për shërbimet e pagesave” dhe ligjin “Për bankat në Shqipëri”. Sipas Malajt, ndryshimet e propozuara synojnë jo vetëm modernizimin e kuadrit ligjor ekzistues, por edhe përafrimin e tij me legjislacionin e Bashkimit Europian, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim. “Ndryshimet e propozuara do të sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe bizneset. Ato do të ndikojnë në reduktimin e kostove të transaksioneve financiare, në rritjen e mbrojtjes së përdoruesve të shërbimeve financiare, si dhe në nxitjen e konkurrencës dhe efikasitetit në këtë treg”, u shpreh Malaj. Monitor     The post 20 mijë emigrantë përfituan njohjen e sigurimeve, marrëveshje edhe me Slloveninë appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

7836 vesti

RIA Novosti

ria.ru

5543 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

5439 vesti

The Independent

independent.co.uk

3589 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

2975 vesti

Kurir

kurir.rs

2690 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

2630 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

2591 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2208 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

2143 vesti