X - Media

11h

Web, Albania

Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin 198 lekë për litër

Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e karburanteve në tregun vendas kanë vijuar rritjen, ku çmimi i naftës ka arritur rreth 200 lekë për litër. Ditën e sotme në pikat e karburantit me pakicë, nafta po tregtohet deri në 198 lekë për litër, ndërsa benzina ka arritur në 189 lekë për litër. Brenda pak ditësh çmimi i naftës është rritur 10 lekë për litër, ndërdsa benzina 5 lekë për litër. Ditën e premte çmimi i naftës arriti në 188 lekë për litër, nga 176 lekë për litër që ishte në mesin e muajit qershor, kur qeveria vendosi ndërprerjen e funksionimit të Bordit të Transparencës. Çmimi i naftës u shtrenjtua me 12 lekë për litër. Edhe benzina pati rritje, duke u tregtuar me 184 lekë për litër, nga 166 lekë për litër që ishte çmimi i vendosur me vendimin e fundit të Bordit të Transparencës. Rritja me 18 lekë për litër. Shoqata e Hidrokarbureve pohon se përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme ka rikthyer shqetësimet për furnizimin global me naftë, duke shtuar rrezikun në tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e çmimit të naftës me shumicë. Në bursat e huaja çmimi i naftës platts arriti 1,198 USD/ton/, ndërsa çmimi i naftës “brent crude” ditën e sotme ka arritur 85 USD për fuçi nga 76 USD për fuçi që arriti ditën e premte. Në mesin e muajit qershor, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi vendimin e qeverisë për ndërprerjen e funksionimit të Bordit të Transparencës, me argumentin se çmimet e karburanteve kishin qenë në rënie për dy javë radhazi. Bordi i Transparencës u krijua më 23 mars 2026, në kulmin e krizës së çmimeve të karburanteve pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme. Me vendimin e tij të parë, çmimi i naftës u ul nga 214 lekë në 203 lekë për litër. Megjithatë, pas kundërshtimeve të importuesve, të cilët paralajmëruan ndërprerje të furnizimit, vetëm dy ditë më vonë Bordi e rriti çmimin në 218 lekë për litër. Përveç krijimit të Bordit, qeveria ndërhyri edhe me një akt normativ që parashikonte uljen e akcizës me 20%, në rastet kur çmimi i naftës kalonte 220 lekë për litër dhe ai i benzinës 200 lekë për litër. Sipas ministrit të Financave, Petrit Malaj, kjo masë është zbatuar vetëm dy herë, me një efekt financiar prej rreth 37 mln lekësh, ose afërsisht 390 mijë euro./Monitor The post Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin 198 lekë për litër appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

7836 vesti

RIA Novosti

ria.ru

5543 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

5439 vesti

The Independent

independent.co.uk

3589 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

2975 vesti

Kurir

kurir.rs

2690 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

2630 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

2591 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2208 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

2143 vesti