Korreshi sfidon Nokën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, pritet të garojë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, duke sfiduar Flamur Nokën, i cili kërkon të rizgjidhet për një mandat të dytë në këtë detyrë.
Sipas burimeve, Korreshi do të shpallë kandidaturën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku do të zgjidhen edhe strukturat e reja drejtuese të partisë.
Procesi për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm konsiderohet një nga momentet më të rëndësishme të mbledhjes, ndërsa vendimi do të merret përmes votimit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
The post Korreshi sfidon Nokën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së appeared first on X-Media.
7/15/2026 8:23:34 AM