40-50 bashki, zbulohet propozimi i PS-së për Reformën Territoriale
Sot është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë së cilës sërish nuk është arritur dakordësi për rendin e ditës, duke shënuar kështu mbylljen e fazës së punës së komisionit.
Partia Socialiste do të paraqesë propozimin e saj vetëm për hartën e re territoriale, duke përcaktuar numrin e bashkive në të cilat do të ndahet Shqipëria.
Miratimi i hartës së re territoriale pritet të bëhet më 23 korrik, ndërsa në sesionin e ri parlamentar do të shqyrtohen dhe miratohen amendimet në ligjin për vetëqeverisjen vendore dhe ligjin për financat vendore, të cilat preken nga ndryshimi i ndarjes territoriale.
Propozimi i Partisë Socialiste për hartën e re territoriale parashikon që Shqipëria të ketë 40 deri në 50 bashki.
The post 40-50 bashki, zbulohet propozimi i PS-së për Reformën Territoriale appeared first on X-Media.
7/15/2026 8:15:48 AM