Nuk mori pagat nga klubi, Jasir Asani merr vendimin drastik
Jasir Asani tashmë është lojtar i lirë dhe mund të transferohet me parametra zero. Sulmuesi i kombëtares shqiptare raportohet se ka marrë vendimin drastik për të ndërprerë kontratën me klubin Esteghlal.
Shkak është bërë fakti që Asani nuk ka marrë pagat për sezonin e kaluar. Sulmuesi e ka njoftuar klubin për vendimin e tij me një letër zyrtare.
31-vjeçari tashmë duhet të gjejë ekip të ri. Më parë është shprehur se për të ka interes nga disa klube spanjolle.
Asani u penalizua nga lufta në Lindjen e Mesme, pasi humbi edhe vendin e tij në kombëtare. Asani ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 4 asiste tek Esteghlal në 29 ndeshje.
The post Nuk mori pagat nga klubi, Jasir Asani merr vendimin drastik appeared first on X-Media.
7/15/2026 8:13:00 AM