X - Media

12h

Web, Albania

FIFA thyen rregullat e futbollit, transmetuesit e finales së madhe po përgatiten për pushimin “XXL”

Finalja e Botërorit 2026 mund të sjellë një risi që po ngjall debat në botën e futbollit. Sipas raportimit të BBC, FIFA ka njoftuar transmetuesit televizivë të përgatiten për një spektakël të ngjashëm me atë të Super Bowl-it amerikan, çka do të zgjasë pushimin mes pjesëve përtej limitit tradicional. Burimet bëjnë të ditur se intervali i ndeshjes finale, që do të zhvillohet në stadiumin e Nju Xhersit, mund të zgjatet nga 15 minuta në rreth 20-25 minuta, për t’i lënë hapësirë një shfaqjeje artistike. Mes emrave që përfliten për të performuar janë Madonna, Shakira dhe grupi BTS. Ideja ka shkaktuar reagime të shumta, pasi konsiderohet se bie ndesh me rregullat aktuale të lojës. Sipas Nenit 7, pika 2, të rregullave të IFAB, pushimi mes dy pjesëve të një ndeshjeje nuk duhet të zgjasë më shumë se 15 minuta. Nëse ky ndryshim miratohet dhe zbatohet, finalja e Kupës së Botës 2026 do të shënonte një precedent të paprecedentë në historinë e turneut, duke afruar formatin e saj me spektaklin karakteristik të sporteve amerikane. The post FIFA thyen rregullat e futbollit, transmetuesit e finales së madhe po përgatiten për pushimin “XXL” appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

7876 vesti

RIA Novosti

ria.ru

5558 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

5444 vesti

The Independent

independent.co.uk

3592 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

2978 vesti

Kurir

kurir.rs

2693 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

2632 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

2601 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2216 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

2148 vesti