X - Media

6h

Web, Albania

Futbolli nuk do të vijë në shtëpi, Messi me shokë përmbysin në fund Anglinë, Argjentina arrin finalen e dytë radhazi

Argjentina është finalistja e dytë e Kupës së Botës, pasi mposhti Anglinë me rezultatin 2-1 në një gjysmëfinale dramatike të zhvilluar në Atlanta. Kampionët në fuqi përmbysën gjithçka në minutat e fundit dhe tani do të duelojnë me Spanjën në finalen e madhe të Botërorit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse Argjentina ishte më kërkuese. Enzo Fernandez provoi nga distanca, ndërsa Anglia u kundërpërgjigj me disa tentativa, por portat mbetën të paprekura. Në fillimin e pjesës së dytë, ishte Anglia që goditi e para. Në minutën e 55-të, Morgan Rogers harkoi në zonë, ndërsa Anthony Gordon u shkëput nga mbrojtja argjentinase dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0. Pas golit të pësuar, Argjentina shtoi presionin dhe krijoi disa raste të pastra. Alexis Mac Allister goditi fillimisht shtyllën me kokë dhe më pas u ndal nga Jordan Pickford, ndërsa Nico Gonzalez gjithashtu iu afrua golit. Barazimi erdhi në minutën e 85-të, kur Enzo Fernandez lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca që përfundoi në rrjetë, duke rikthyer shpresat e Argjentinës. Kur ndeshja po shkonte drejt kohës shtesë, Lionel Messi tregoi edhe një herë klasin e tij. Në minutën e 90+2, kapiteni argjentinas harkoi në mënyrë perfekte në zonë, ndërsa Lautaro Martinez goditi me kokë dhe mposhti Pickfordin për rezultatin përfundimtar 2-1. Me këtë fitore dramatike, Argjentina siguron biletën për në finalen e Botërorit, ku e pret Spanja, e cila eliminoi Francën në gjysmëfinalen tjetër, ndërsa pritja e Anglisë vazhdon ende. Finalja mes Spanjës dhe Argjentinës premton të jetë një spektakël i vërtetë, me dy nga kombëtaret më në formë të turneut që do të luftojnë për trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror. REZULTATI: Angli 1-2 Argjentinë Gordon 55′ / Enzo 85′, Lautaro 90+2′ The post Futbolli nuk do të vijë në shtëpi, Messi me shokë përmbysin në fund Anglinë, Argjentina arrin finalen e dytë radhazi appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

7876 vesti

RIA Novosti

ria.ru

5558 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

5444 vesti

The Independent

independent.co.uk

3592 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

2978 vesti

Kurir

kurir.rs

2693 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

2632 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

2601 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2216 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

2148 vesti