The Geopost

9h

Kosovo, Serbia

Sondazhi i ri në Serbi – Lista Studentore kalon SNS-në e Vuçiqit

Sipas një hulumtimi të ri të opinionit publik të realizuar nga organizata CRTA dhe Democracy Action Lab (DAL) e Universitetit Stanford, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, Lista Studentore do të merrte 44,9 për qind të votave, ndërsa Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Aleksandar Vuçiqit 35,7 për qind. Mes votuesve që kanë një qëndrim të përcaktuar (rreth 70 për qind e të anketuarve), Partia Socialiste e Serbisë (SPS) do të merrte 3,8 për qind, ndërsa partitë dhe subjektet e tjera politike nuk do ta kalonin pragun zgjedhor në mënyrë të pavarur. Hulumtimi është zhvilluar nga 10 deri më 24 qershor 2026, përmes intervistave ballë për ballë, në një mostër përfaqësuese prej 2.324 qytetarësh madhorë të Serbisë, raporton nova. Rezultatet tregojnë se protestat e nisura pas shembjes së mbulesës së një stacioni hekurudhor, edhe pas më shumë se një viti, vazhdojnë të kenë mbështetje të konsiderueshme te qytetarët. Sipas CRTA-s, shoqëria serbe mbetet e ndarë thellë politikisht, ndërsa Lista Studentore aktualisht ka një epërsi prej rreth 9 pikë përqindjeje ndaj SNS-së. Ndryshe, Vuçiq ka paralajmëruar se shumë shpejt do të japë dorëheqje si president dhe do të shpallen zgjedhjet e reja në Serbi. The GeoPost The post Sondazhi i ri në Serbi – Lista Studentore kalon SNS-në e Vuçiqit appeared first on The Geopost.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

7793 vesti

RIA Novosti

ria.ru

5481 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

5362 vesti

The Independent

independent.co.uk

3495 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

2939 vesti

Kurir

kurir.rs

2574 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

2537 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

2530 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

2055 vesti

Politika

politika.rs

2025 vesti