The Geopost

9h

Kosovo, Serbia

Jovanoviq: Iu kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’e mendon atë që e tha ministrja Paunoviq

Ministrja serbe, Snezhana Paunoviq, dy ditë më parë ka shokuar me një deklaratë të saj duke thënë se nëse do të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit do të “kishte spastruar etnikisht Kosovën qysh në vitin 1998”. Lidhur me këtë deklaratë të Paunoviqit ka folur politikani liberal serb, Çedomir Jovanoviq. Ai ka thënë se një deklaratë e tillë tregon se serbët janë armiqtë më të këqij të vetvetës dhe ka thënë se iu kërkon falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës që janë viktima dhe pengje të nacionalizmit serb. Jovanovic thotë se asnjë njeri normal nuk e mendon atë që thotë ministrja serbe Paunoviq. “Ministrja serbe Snezhana Paunoviq me deklaratën e saj vetëm sa konfirmoi se serbët janë armiqtë e tyre më të këqij. Unë u kërkoj sinqerisht falje shqiptarëve dhe gjithashtu serbëve të Kosovës, sepse të dy palët, secila në mënyrën e vet, janë viktima dhe pengje të budallallëkut, paaftësisë dhe monstruozitetit të politikës së çmendur të nacionalizmit serb, i cili historikisht është mposhtur edhe në vetë Serbinë, sepse asnjë njeri normal nuk mendon atë që thotë ministrja fatkeqe”, ka thënë Jovanoviq për Express. Lidhur me këtë deklaratë të ministres serbe, të martën ka folur Nenad Çanak. Ai e ka quajtur idiote ministren serbe dhe ka thënë se qeveria aktuale në Serbi është simptomë e natyrës fashiste të shoqërisë serbe. “Është e dukshme që qeveria aktuale në Serbi është një simptomë e natyrës fashiste të shoqërisë serbe në këtë moment. Kjo ishte e parashikueshme, sepse s’kemi pasur asnjëherë gjykim për politikën kohës së Sllobodan Millosheviqit përgjatë viteve të 90-ta”, ka thënë Çanak. The post Jovanoviq: Iu kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’e mendon atë që e tha ministrja Paunoviq appeared first on The Geopost.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

7793 vesti

RIA Novosti

ria.ru

5481 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

5362 vesti

The Independent

independent.co.uk

3495 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

2939 vesti

Kurir

kurir.rs

2574 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

2537 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

2530 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

2055 vesti

Politika

politika.rs

2025 vesti