The Geopost

9h

Kosovo, Serbia

Deputeti i Budenstagut: Serbia duhet ta shkarkojë menjëherë ministren Paunoviq

Deputeti i Bundestagut gjerman nga radhët e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), Adis Ahmetoviq, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviq, duke i cilësuar ato si të papajtueshme me vlerat evropiane. Ahmetoviq ka thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, e kanë vendin në Bashkimin Evropian, por ka theksuar se nacionalizmi dhe gjuha e urrejtjes nuk kanë vend në komunitetin evropian të vlerave. “Po, shtetet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së. Kjo përfshin edhe Serbinë. Por një frymë nacionalizmi dhe urrejtjeje, që vjen nga disa qeveri, nuk ka vend në komunitetin tonë evropian të vlerave”, ka shkruar Ahmetoviq. Sipas tij, një qasje e tillë po dëmton procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe përpjekjet për ta bërë Unionin më të fortë. “Ky mentalitet e torpedon procesin që BE-ja të rritet dhe të bëhet edhe më e fuqishme. Shenja e duhur nga Beogradi do të ishte shkarkimi i menjëhershëm i ministres Paunoviq”, ka deklaruar deputeti gjerman. Reagimi i tij vjen pas deklaratave të ministres serbe të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, për “spastrim etnik”, e cila ka shkaktuar reagime të shumta me qëndrimet e saj lidhur me Kosovën. The post Deputeti i Budenstagut: Serbia duhet ta shkarkojë menjëherë ministren Paunoviq appeared first on The Geopost.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

7793 vesti

RIA Novosti

ria.ru

5481 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

5362 vesti

The Independent

independent.co.uk

3495 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

2939 vesti

Kurir

kurir.rs

2574 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

2537 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

2530 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

2055 vesti

Politika

politika.rs

2025 vesti