The Geopost

9h

Kosovo, Serbia

Deklarata e Ramës për Kosovën ‘nervozon’ Beogradin, Vuçiq: Realiteti nuk është i lehtë për ne

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se Serbia duhet ta pranojë realitetin se nuk ekziston më “Kosova dhe Metohia”, por vetëm Republika e Kosovës. Në një intervistë për Euronews, Rama deklaroi se Serbia mban përgjegjësinë kryesore për ngërçin në dialogun me Kosovën, pasi, sipas tij, ende nuk është e gatshme të pranojë realitetin e krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. “Serbia është më përgjegjësja për situatën që kemi në dialog, sepse nuk është e gatshme të pranojë realitetin, dhe realiteti ka ndryshuar. Nuk ka më diçka që quhet ‘Kosovë dhe Metohi’, ekziston Republika e Kosovës”, u shpreh Rama. I pyetur për këtë deklaratë, Vuçiq tha se realiteti për Serbinë nuk është i lehtë, por shtoi se nuk pajtohet me vlerësimin e Ramës. “Dëgjova se Edi Rama tha se duhet ta pranojmë realitetin, se nuk ka më Kosovë dhe Metohi. Realiteti nuk është i lehtë për ne, por nuk jam i sigurt se është aq rozë sa mendon Edi Rama”, deklaroi Vuçiq. Presidenti serb shtoi se shpreson që çështjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zgjidhen në mënyrë paqësore. “Nuk e di çfarë do të sjellë koha dhe si do t’i zhvillojë gjërat, por shpresoj vetëm që do t’i zgjidhim ato në mënyrë paqësore, përmes dialogut dhe kompromiseve”, përfundoi Vuçiq. The post Deklarata e Ramës për Kosovën ‘nervozon’ Beogradin, Vuçiq: Realiteti nuk është i lehtë për ne appeared first on The Geopost.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

7730 vesti

RIA Novosti

ria.ru

5441 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

5362 vesti

The Independent

independent.co.uk

3495 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

2939 vesti

Kurir

kurir.rs

2574 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

2537 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

2530 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

2055 vesti

Politika

politika.rs

2025 vesti